
Policia po zhvillon një operacion kundër lojërave të fatit në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se po ushtrohet kontroll në disa pika në kryeqytet. Konkretisht kontrollet janë bërë në Fresk, Bllok, Mezez, Kamez, Astir dhe zona të tjera. Sakaq, bastet online luheshin fshehurazi në pajisje celulare.
Për këtë janë shoqëruar disa persona, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Mësohet se disa prej të shoqëruarve janë administratorë të pikave të basteve online.
Ndërkohë, operacioni është në zhvillim e sipër.
Lini një Përgjigje