
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd, teksa ka humbur jetën një 63-vjeçar.
Një makinë tip furistradë ka dalë nga rruga, duke rënë në greminë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i identifikuar si Kujtim Beqiri.
Sipas policisë lokale të Bulqizës bëjnë me dije se aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtues të tjerë të automjeteve të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.
Ndërkohë policia dhe ambulanca të cilët kanë arritur në vendngjarje kanë bërë të mundur transportimin e dy të plagosurve drejt spitalit të Bulqizës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit!
"Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Ura e Çerenecit – Ostren, shtetasi K.B., rreth 63 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë 63-vjecari, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.
Lini një Përgjigje