TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2024, 17:15

Aksident i rëndë në Belsh, plagosen 3 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Belsh, plagosen 3 persona

Moti i keq në Shqipëri me reshje të dendura shiu duket se është bërë shkak për aksidente rrugore në vendin tonë.

Pas aksidentit në Bulqizë, një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në fshatin Dragot të bashkisë së Belshit.

Burime për mediat bëjnë ne dije se aksidenti ndodhi në aksin Belesh -Kuçovë në fshatin Dragot. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin Henrik Xherimeja 21 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në automjetin në fjalë ishin pasagjerë edhe shtetasit Saimir Kamberaj dhe Paula Mema. Kjo e fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e rrethit të Beratit dhe më pas për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po mjekohen në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

aksident belsh 3 persona plagosje

Lini një Përgjigje