TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Janar 2025, 22:28

Po shiste kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Po shiste kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e stacionit të San Prisko në Itali,  teksa ishte duke shitur kokainë dhe qëndronte si ilegal në vend.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 20:00 të ditës së djeshme (11 Janar) në “Via Verdi”, ku i riu në mënyrë të dyshimtë i ka dorëzuar një dozë kokaine një 33-vjeçari me origjinë nga Kazerta, në këmbim të parave.

Karabinierët ndërhynë sapo blerësi 33-vjeçar pagoi paratë.

Gjatë kontrollit, në portofolin e 24-vjeçarit shqiptar u gjetën pesë mbështjellës me doza të tjera kokaine, si dhe 345 euro para cash, që mendohet se janë të ardhura të aktivitetit të paligjshëm, informon media e vendit fqinj.

I riu u arrestua dhe u dërgua në burgun Santa Maria Capua Vetere, ku pret të përballet me akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Lini një Përgjigje