
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 20:40, dhe 56-vjeçari është qëlluar në makinën e tij
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele te "Pallati me Shigjeta", ku një person është vrarë. Mësohet se viktima është identifikuar dhe bëhet fjalë për 56-vjeçarin, Bujar Nasufi.
Atentati ka ndodhur rreth orës 20:40 dhe 56-vjeçari është qëlluar në makinën e tij nga person i cili qarkullonte me motor.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.
Mësohet se autorët të cilët po lëviznin me një motor, janë larguar më pas drejt zonës s Selitës. Ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit.
"Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake", njofton policia.
Lini një Përgjigje