Policëve u është dashur të ecin në mes të dëborës dhe në një zonë të thellë malore për të arrestuar autorin e vendosjes së tritolit në hotelin në Theth. Policia ka vënë në dispozicion pamjet e aksionit të ndërmarrë gjatë orëve të natës duke u gdhirë 12 janari 2025.
Frederik Paplekaj u arrestua në Qafë Thore, 30 minuta larg Thethit, kur ka tentuar të largohej pasi vendosi tritolin tek dera e katit të parë, që rezulton supermarket, ndërsa rezulton se banonte në një tjetër fshat.
Sasia e tritolit rezulton të jetë vendosur në katin e parë të hotelit në pronësi të Çesk dhe Ardjan Breishta në Theth.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, të 12 janarit kur një person me çadër, i kapur nga kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë afër hotelit dhe në derën e marketit, ka vendosur lëndën plasëse tek dera e marketit është larguar.
Lini një Përgjigje