
Zbulohen detaje nga plagosja me thikë në Pogradec. Nikola Agolli ka hyrë në një berberhane dhe në momentin që ishte duke u qethur, aty është futur me një thikë në dorë Sindi Syzo, i cili e ka goditur.
Më pas ai është larguar menjëherë nga vendngjarja ku është shpallur edhe në kërkim nga policia, ndërsa gjendja e Nikola Agollit është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar disa çarje në kokë dhe krah.
Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik që njihet edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit ndaj Agollit. Dyshimet janë se mundtë ketë pasur një sherr të mëhershëm mes tyre.
Lini një Përgjigje