
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.
Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me operacionin ‘Another’ që çoi në arrestimin e 34-vjeçarit Edison Muceku, i konsideruar si anëtar i bandës së Tor Xheçukës.
Në një njoftim zyrtar, Policia bëri të ditur finalizimin nga autoritetet britanike, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, operacioni policor i koduar “Another”.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edison Muçekut, 34 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.
Muçeku dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal të Hektor Xheçukës, 36-vjeçarit të njohur me emrin Tor Xheçuka nga qyteti i Burrelit, grup kriminal që u përfshi në eliminimin e Hamza Terziut.
Shqipëria e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Edison Mucekun, pasi ai akuzohet nga drejtësia si bashkautor në tentativën e vrasjes që ndodhi në Bulqizë më 21 maj të vitit 2020.
Për këtë ngjarje të zbardhur pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC, Gjykata e Posaçme lëshoi disa urdhër-arreste për shtetasit: Hektor Xhecuka, Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa.
Po kush është Tor Xheçuka?
Hektor alias Tori Xheçuka, është një nga personat e shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK. i konsideruari nga policia e Shtetit si një vrasës me pagesë, Xheçuka nuk mundi të arrestohet nga RENEA për shkak se është larguar në Dubai.
Përmes hetimeve të kryera nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Alfred Shehu, mbi një material të aplikacionit SKY, që ka mbërritur në Shqipëri këtu e tre vite më parë, SPAK finalizoi hetimin me 50 urdhër-arreste.
Dy nga episodet kriminale që SPAK pretendon se ka arritur të zbardhë është vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier dhe Enrik Metës në Burrel.
Për këto dy ngjarje SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Tori Xheçukën dhe disa persona të tjerë. Por që nga moment kur kanë ndodhur këto ngjarje policia e Shtetit dhe prokuroria e Fierit dhe ajo e Matit, kanë dalë me konkluzjone të qarta se kishin arritur të zbardhnin krimet dhe të vinin në pranga disa persona.
Sipas hetimeve të SPAK, Xheçuka, del se ka pasur rol të caktuar dhe në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në qytetin e Fierit. Pavarësisht se kjo ngjarje deri diku është zbardhur nga prokuroria e Fierit, duke dënuar me 19 vjet njërin nga të arrestuarve Albert Zaja, SPAK pretendon se ka zbardhur rolin e personave të tjerë në këtë vrasje.
Lini një Përgjigje