TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2025, 20:57

“Porsche Cayenne” përfundon mes murit dhe shkëmbit, aksident i frikshëm në Laç

Shkruar nga Pamfleti

“Porsche Cayenne” përfundon mes murit dhe shkëmbit,

Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në Laç. Një fuoristradë “Porsche Cayenne” ka dalë nga rruga që të çon te Kisha e Laçit dhe ka përfunduar te muri i një banese. Por siç duket nga pamjet, makina ka mbetur mes murit dhe shkëmbit.

 Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja angleze D.S, 26 vjeçe, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje