TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2025, 20:16

Doli te SKY ECC dhe ishte pjesë e grupit që do të vrisnin Hamza Terziun, kush është Edison Muçeku që u kap sot në Britani

Shkruar nga Pamfleti

Doli te SKY ECC dhe ishte pjesë e grupit që do të vrisnin Hamza

Një tjetër personazh i njohur është vënë në pranga, në kuadër të goditjeve të SPAK. Mësohet se sot është arrestuar në Britani 34-vjeçari, Edison Muçeku.

Muçeku dyshohet të jetë pjesë e grupit kriminal të Hektor Xheçukës, 36-vjeçarit të njohur me emrin Tor Xheçuka nga qyteti i Burrelit, grup kriminal që u përfshi në eliminimin e Hamza Terziut.

Shqipëria e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Edison Mucekun, pasi ai akuzohet nga drejtësia si bashkautor në tentativën e vrasjes që ndodhi në Bulqizë më 21 maj të vitit 2020.

Për këtë ngjarje të zbardhur pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC, Gjykata e Posaçme lëshoi disa urdhër-arreste për shtetasit: Hektor Xhecuka, Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa.

Sakaq, policia sqaron se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e Mucekut drejt Shqipërisë. 

Lini një Përgjigje