Një sasi lënde plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, mëngjesin e sotëm.
Rreth orës 1:30 minuta, një person i cili duket edhe në kamera, është afruar në këmbë ka vendosur lenden plasëse dhe është larguar.
Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale.
Mësohet se biznesi është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta.

Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes se lëndës plasëse.

39-vjeçari i arrestuar për ngjarjen është Frederik Paplekaj.
'Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Theth”, në derën e marketit së shtetasve Ç. B., dhe A.B., është hedhur një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39-vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.', njofton policia.
Lini një Përgjigje