TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2024, 17:01

Po punonte në një pallat në Kamëz, 55-vjeçari bie nga lartësia; dërgohet me urgjencë në spital!

Shkruar nga Pamfleti

Po punonte në një pallat në Kamëz, 55-vjeçari bie nga

Një tjetër aksident nga mungesa e sigurisë është regjistruar ditën e sotme në një pallat në ndërtim në Kamëz.

Mësohet se një 55-vjeçar duke punuar në një pallat në Kamëz, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë është plagosur. Mësohet se 55-vjeçari është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në Kamëz, shtetasi Sh.P, rreth 55 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje