TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2024, 11:23

Shpërthimi në katin e 9-të të pallatit, C4 u hodh me dron; apartamenti ishte marrë me qira nga e dashura e Bernard Sinomatit

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi në katin e 9-të të pallatit, C4 u hodh me dron;
Eksplozivi me dron në katin e 9-të të pallatit

Brenda apartamentit janë gjetur sende personale dhe dokumente të vëllait të Buzëderrit. Bernard Sinomati dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të këtij fillim viti në Vlorë, ku u eliminua me snajper nipi i tij, Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit alias Buzëderri.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e ndodhur pak para mesnate me datë 21 dhjetor  në rrugën “Sadik Petrela”, hetuesit kanë vërtetuar se lënda plasëse në katin e 9 të pallatit është hedhur me dron.

Droni ka shpërthyer bashkë me lëndën plasëse që dyshohet se ka qenë një minë e vogël artizanale me telekomandim.

Policia po bën ekspertizën e disa mbetjeve të dronit për të gjetur gjurmë çka mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Ndërkohë shënjestër e këtij sipas grupit hetimor dyshohet se ka qenë Benard Sinomanti nga Vlora.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Vlorës po e kërkojnë Benard Sinomatin për ta marrë në pyetje lidhur me shpërthimin por deri më tani ai nuk është gjetur.

Po ashtu policia nuk ka mundur të gjejë edhe Elena Arzën, e cila kishte marrë me qira  apartamentin në rrugën Sadik Petrela.

Sipas hetimeve, është vërtetuar se banesa është dhënë me qira në fundin e korrikut të këtij viti dhe se gjithçka është bërë me anë të dokumentacionit.

Pronari i banesës në katin e 9-të ka thënë se shtëpinë ia ka dhënë një çifti që në verë dhe se ai personalisht nuk ka asnjë konflikt të hapur çka mund të ketë sjellë këtë ngjarje.

Dyshohet se Bernard Sinomati bashkëjetonte me Elena Arzën, e cila e kishte marrë me qira banesën. Grupi hetimor dyshon se në momentin e shpërthimit, të dy kanë qenë brenda, por të jenë larguar menjëherë, dhe pasi kanë kaluar kaq orë, akoma nuk janë gjetur për t'u pyetur.

Brenda apartamentit janë gjetur sende personale dhe dokumente të vëllait të Buzëderrit. Bernard Sinomati dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të këtij fillim viti në Vlorë, ku u eliminua me snajper nipi i tij, Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit alias Buzëderri.

Ngjarja ka mbetur e pazbardhur, por dyshimet janë se Bernardi të ketë qenë shënjestër në atë kohë.

Bernard Sinomati vëllai i Sokol Sinamatit, ish anëtarit të bandës së “Gaxhait ”, dhe xhaxhai i Gëzim Sinomatit, 22-vjeçarit që u ekzekutua me snajper në janar të këtij viti në lagjen “Hajro Çakerri” në Vlorë.

Edhe për vrasjen e 22-vjeçarit policia dyshon se shënjestra ka qenë pikërisht Xhaxhai i tij, Benardi, me precedentë të mëparshëm penale për armëmbajtje pa leje dhe i skeduar nga Policia e Vlorës.

bernard sinomati

Lini një Përgjigje