
Zbardhen detaje nga plagosja e 47-vjeçarit shqiptar në Greqi. Ai u gjet i plagosur me thikë në Varkizë, në kryqëzimin e rrugëve Boreade dhe Moussa, në Greqi.
Sipas mediave greke, shqiptari u goditur disa herë me thikë pas shpine, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar.
Sipas policisë, dyshohet se 4 persona morën pjesë në ngjarjen e rëndë. Dy prej tyre ishin në makinë dhe dy të tjerë në motor. Këta të fundit i janë afruar shqiptarit dhe e kanë sulmuar befasisht duke e qëlluar me thikë në shpinë dhe bark.
47-vjeçari shqiptar ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta.
Lini një Përgjigje