TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2024, 09:07

Aksident i rëndë në Kurbin, makina del nga rruga; humb jetën 65-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Kurbin, makina del nga rruga; humb jetën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Shullaz të Kurbinit.

Mësohet se një 65 vjeçar me inicialet N.J ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi N. J., ka humbur jetën në spital”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje