TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2024, 10:49

Plagosja me armë në Shkodër, arrestohet 24-vjeçari pasi dha dëshmi të rreme

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja me armë në Shkodër, arrestohet 24-vjeçari pasi

Policia ka zbardhur ngjarjen e dy ditëve më parë, ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë në Shkodër.

24-vjeçari me inicialet A.B është arrestuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi akuzohet se fshehu rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë.

I riu dha dëshmi të rreme lidhur me rrethanate ngjarjes dhe autorin e plagosjes në këmbë me armë zjarri.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin E. Sh., 22 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij shtetasin A. B.

Autoritetet vijojnë punën për kapjen dhe arrestimin e 22-vjeçarit.

Lini një Përgjigje