TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2024, 14:20

Ishte i dehur, del nga burgu 38-vjeçari që hyri me dhunë në bankë

Shkruar nga Pamfleti
Ishte i dehur, del nga burgu 38-vjeçari që hyri me dhunë
Valter Xhelillari

Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Valter Xhelillarin, i cili hyri me forcë brenda ambienteve të një banke të nivelit të dytë në qytet.

Togat e zeza kanë caktuar masën sigurisë “detyrim paraqitje” për 38-vjeçarin. Ai u arrestua nga policia dy ditë pasi hyri në gjendje të dehur në bankën e nivelit të dytë.

Pas vendosjen në pranga nga uniformat blu, ai deklaroi se nuk mbante mend asgjë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 dhjetorit në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës.

Rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një bankës, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e policisë, pa marrë asgjë.

valter xhelillari

Lini një Përgjigje