TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Prill 2023, 21:08

Plagosje me thikë në Shijak, dërgohet në spital 22-vjeçari  

Shkruar nga Pamfleti
Plagosje me thikë në Shijak, dërgohet në spital

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Borake të Shijakut ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur sE i riu që mbeti i plagosur, është thirrur nga kushëriri i tij që kishte një konflikt me fqinjin e tij në fshat.

Në konflikt e sipër shtetasi Altin Farruku, është goditur me thikë e për pasojë ka mbetur i plagosur.Paraprakisht dyshohet se autor i ngjarjes është një 45-vjeçar me inicialet K.G.

I riu është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit ku po merr shërbimin mjekësor.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje