
Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme pranë shkollës së muzikës 'Jan Kukuzeli', në lagjen numër 3 në Durrës.
Burime për mediat bëjnë me dije se dy persona pas një konflikti me njëri-tjetrin kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjeksore. Sakaq, njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje më të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje