TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Prill 2023, 11:27

Plagosi 3 persona me thikë në Tiranë, lihet në burg 40-vjeçari: Më provokuan, ish-pronari italian nuk më pagoi

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi 3 persona me thikë në Tiranë, lihet në burg

Gjykata ka lënë në arrest me burg Altin Mergjyshi (Deda), i cili disa ditë më parë plagosi tre persona në Laprakë të Tiranës.

40-vjeçari Mergjyshi goditi me thikë italianin Masimo Sorvillo, bashkëshorten e tij 40-vjeçare, Roxhersa Rrapollari dhe babain e saj, 64-vjeçarin Viktor Rrapollari. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal dhe dyshohet se shkak është bërë pushimi nga puna nga pronari italian. Dëmtimet më të rënda i mori 64-vjeçari Viktor Rrapollari.

Në deklarimet e para, Altin Mergjyshi, i cili njihet edhe me emrin Elton, ka pretenduar se italiani e kishte hequr pa të drejtë nga puna, pasi e kishte ndihmuar për të hapur fabrikën për të blerë pajisjet.

Sipas tij kur ka kaluar tek lokali tre të plagosurit e kanë provokuar dhe për pasojë i ka goditur më pas.

Sa i takon shkakut të konfliktit, Merxushi ka pretenduar se e ka ndihmuar italianin Massimo Sorvillo për ngritjen e punishtes së bulmetrave që e kishte hapur së fundmi. Sipas tij, kishte shkuar disa herë edhe në Itali për t'i blerë dhe sjell pajisje për punën dhe për këto nuk ka marrë pagesa pasi është hequr nga puna.

altin mergjyshi tiranë

Lini një Përgjigje