Një furgon që transportonte nxënës shkolle është aksidentuar në Bulqizë. Nga të dhënat e para mësohet se 5 prej tyre kanë përfunduar në spital.
Nxënësit që po transportoheshin ishin të një shkolle profesionale. Ata kanë qenë duke shkuar në minierën e Bulqizës për praktikë.
Sipas uniformave blu dyshohet se drejtuesi i furgonit me iniciale Xh. S. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
“Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon)”, njofton policia.
Lini një Përgjigje