TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2024, 15:55

Plagosja, reagon Tonin Vocaj: Po negociojmë me efektivin që të dorëzohet

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja, reagon Tonin Vocaj: Po negociojmë me efektivin që të

Drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka reaguar mbi plagosjen në Tiranë.  Ngjarja ka ndodhur te zona e Komunës së Parisit rreth orës 14.00. Sipas të dhënave zyrtare, autor është një efektiv policie, pjesë e policisë kufitare.

Mësohet se efektivi Erion Goxhara ka pasur një sherr me 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Ky i fundit dyshohet se i ka ngacmuar partneren dhe efektivi në debat e sipër ka nxjerrë armën e shërbimit duke e qëlluar në këmbë.

Vetë Vocja tha se janë në negocitat me të për tu dorëzuar.

Po punojmë për të lokalizuar dhe kapur autorin. Probabiliteti më i madh është që të jetë qëlluar me armën e shërbimit. Por po zhvillojmë hetime. Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, që tregon se nuk ka dashje për ta vrarë, por akt-ekspertiza do tregojë gjithçka. Nuk kemi informacione se ku jetojnë autori e viktima. Kam komunikuar me efektivin dhe po punojmë për të kapur autorin. I bëjmë thirrje autorit që të dorëzohet”, tha ai.

 

 

Lini një Përgjigje