TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2024, 15:35

Ky është efektivi që qëlloi 45-vjeçarin në Tiranë, i plagosur dyshohet se i ngacmoi partneren

Shkruar nga Pamfleti

Ky është efektivi që qëlloi 45-vjeçarin në

Publikohet fotoja e efektivit që plagosi një 45-vjeçar sot në Tiranë. Sipas informacioneve Erjon Xharra, efektiv policie hapi zjarr ndaj Lorenc Kostës dhe shkak dyshohet një sherr i momentit. I plagosuri dyshohet se i ka ngacmuar të dashurën dhe efektivi e ka qëlluar me një plumb në këmbë.

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje