TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2024, 14:34

Shkaktoi aksidentin me tre të plagosur në Pogradec, arrestohet shoferja 39-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Shkaktoi aksidentin me tre të plagosur në Pogradec, arrestohet

Policia ka arrestuar drejtuesen e një prej mjeteve të përfshira në aksident një ditë më parë, në aksin rrugor Pogradec-Lin.

Policia ka arrestuar shtetasen E. B., 39 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregull".

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në fshatin Udënisht, si pasojë e të cilit u dëmtuan 3 shtetas, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë drejtuesen e njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident, shtetasen E. B., 39 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, njofton policia.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi rreth orës 17:50, në afërsi të fshatit Udënisht, ku automjeti tip “Toyota” me drejtuese 39-vjeçaren e arrestuar u përplas me automjetin tip “Hyundai” me drejtues shtetasin D. R.

Si pasojë e përplasjes, mbetën të plagosur drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hyundai dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.

Lini një Përgjigje