TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2024, 13:30

E rëndë në Berat/ Burri vret veten në shtëpinë e prindërve të gruas

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Berat/ Burri vret veten në shtëpinë e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori” në Berat ku një 56-vjeçar dyshohet se është vetëvarur në ballkonin e banesës së vjehërrve.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ndërsa dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, 56-vjeçari është vetëvarur në ballkonin e banesës së prindërve të bashkëshortes së tij.

Viktima ishte banues në Sarandë.

"Rreth orës 10:30, shtetasi N. M., 56 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në ballkonin e banesës së prindërve të bashkëshortes së tij, në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje