Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korfuz, ku si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçarja shqiptare.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pak pas orës 07.00 të mëngjesit të sotëm në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit, ku për shkaqe ende të paqarta, makina e drejtuar nga një 39-vjeçare shqiptare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar vdekjen e saj.


Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit kanë konfirmuar vdekjen e 39-vjeçares, ndërsa ende nuk dihet indentiteti i saj.
Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas.
Një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor po kryen nga Drejtoria e Policisë Jugore të Korfuzit.
Lini një Përgjigje