TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2024, 20:35

Katër të dënuar arratisen nga spitali psikiatrik në Gjermani, mes tyre një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Katër të dënuar arratisen nga spitali psikiatrik në

Katër të dënuar që po trajtoheshin në një spital në Bavari të Gjermanisë, janë arratisur. Sipas “RTL”, mes tyre është edhe një shqiptari nga Kosova.

RTL raporton se ata u arratisën mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00. Katër pacientët e spitalit psikiatrik të qarkut Lerchenhaid dyshohet se fillimisht kërcënuan një punonjës dhe më pas u larguan drejt Alburgut.

Policia ka ndarë përshkrime të hollësishme të secilit prej të burgosurve, përfshirë fotografitë, si dhe informacione rreth veshjeve me të cilat janë parë për herë të fundit.

Katër të dënuar arratisen nga spitali psikiatrik në

Zeqir Beqiri, 27 vjeç, nga Kosova, është njëri nga të arratisurit. Policia gjermane informon se ai është “27 vjeç, përafërsisht 70 kg, rreth 185 cm, shtat normal, flokë të gjatë bionde/kafe të lidhura bisht, mjekër të plotë”.

Katër të dënuar arratisen nga spitali psikiatrik në
Zeqir Beqiri

Policia thotë se ai kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza gjatë arratisjes. Dy prej tyre ndodheshin në klinikën psikiatrike për drogë dhe dy për vjedhje, tha një zëdhënës i policisë.

Bashkë me shqiptarin nga Kosova, janë arratisur edhe një 31-vjeçar boshnjak dhe dy 28-vjeçarë gjermanë.

Lini një Përgjigje