TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2024, 19:49

U plagos rëndë në aksidentin e ndodhur në Pogradec, dërgohet me helikopter drejt Truamës turisti

Shkruar nga Pamfleti

U plagos rëndë në aksidentin e ndodhur në Pogradec,

Pas aksidentit të regjistruar më herët në aksin nacional Pogradec-Lin, raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Një nga të plagosurit, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve, është duke u transportuar me helikopter në Tiranë për trajtim të specializuar.  Sakaq, shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri të plotë dhe po kujdesen për të menaxhuar situatën, ndërsa gjendja konkrete e të plagosurit nuk dihet ende.

Në aksident kanë mbetur të plagosur 2 turistë anglezë të cilët po lëviznin me një mjet me targa të shkupit, ndërkohë që e plagosur rëndë ka mbetur drejtuesja mjetit tjetër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.

Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Lini një Përgjigje