TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2024, 18:35

Tjetër aksident në vend/ Makinat bëhen copash në Pogradec, 3 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër aksident në vend/ Makinat bëhen copash në Pogradec, 3
Foto nga aksidenti

Kjo e diel ka sjellë bum aksidentesh në vend. Pas atyre në aksin Lushnje-Berat dhe në Dibër, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.

Sipas burimeve, 3 persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident që mësohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë.

3 personat e plagosur janë nisur për spital. Dy prej tyre janë turistë në vendin tonë.

Lini një Përgjigje