TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2024, 15:56

Rëndohet bilanci i përplasjes së jet skive në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçari italian

Shkruar nga Pamfleti

Rëndohet bilanci i përplasjes së jet skive në Velipojë,

Rëndohet bilanci i aksidentit ujor në Velipojë, ku u përplasën dy turistë italianë me jet ski. Ata mbetën fillimisht të plagosur, por mësohet se një prej tyre ka ndërruar jetë në spital. Bëhët fjalë për një 19-vjeçar.

Policia, në një njoftim paraprak, bëri të ditur se në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.

"Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njoftoi policia. Por më pas u bë me dije se i riu ka ndërruar jetë.

''Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese  Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë,  ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç,  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës", tha policia.

Lini një Përgjigje