TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2024, 12:23

Tentoi të largohej nga Shqipëria, arrestohet në Kakavijë 56-vjeçari i dënuar me burg

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të largohej nga Shqipëria, arrestohet në Kakavijë

Një 56-vjeçar është arrestuar në dalje të Shqipërisë në doganën e Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim.

Sipas policisë, ai ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

“Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim: P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje