TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Gusht 2024, 17:06

Bilanc tragjik, 7 vetëvrasje brenda dy ditësh! Gjendet i vetëvarur në banesë një 28-vjeçar në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Bilanc tragjik, 7 vetëvrasje brenda dy ditësh! Gjendet i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje, duke u varur në shtëpinë e tij. Priten detaje të mëtejshme mbi ngjarjen, teksa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota.

"Më datë 17.08.2024, në rrugën “Perlat Rexhepi”, është vetëvarur në banesë shtetasi J. M., 28 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Brenda dy ditëve, raportohet shtatë vetëvrasje në vend! Sot në mesditë, një 60-vjeçare u gjet e vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës. Ndërsa në mëngjes, një e moshuar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i banesës.

Një ditë më parë, Polumbarët e Reneas gjetën trupin e pajetë të një 21-vjeçari, që dyshohet se u vetëmbyt në një kanal me ujë në fshatin Çukas të Lushnjës.

Ndërsa një 23-vjeçare, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, u hedh nga kati i pestë i pallatit të saj, në rrugën “Asim Vokshi”.

 

 

Lini një Përgjigje