
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Korçë paraditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e 41 vjeçarit me iniciale D. M..
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
"Më datën 17.08.2024, rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton policia.
Lini një Përgjigje