TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2024, 09:52

Denoncimi për tentativë grabitje në Durrës merr tjetër ‘kthesë’, 20-vjeçari sherr me italianin për të fejuarën

Shkruar nga Pamfleti

Denoncimi për tentativë grabitje në Durrës merr tjetër

Ngjarja e pak ditëve më parë ku një 58-vjeçar italian ka denoncuar në Policinë e Durrësit se një 20-vjeçari tentoi ta grabisë, duket se është zbardhur më tej nga dëshmitë në hetuesi dhe në fakt ka marrë tjetër rrjedhë.

20-vjeçari rezulton të jetë i fejuari i të miturës e cila ishte duke u shoqëruar me Saverio G. nga Italia. Ky i fundit ka pretenduar se i riu e ka kanosur me thikë dhe tentuar të grabisë çantën me para të tij.

Por, 20-vjeçari Amarildo Dani, ka dëshmuar se ai nuk ka pasur për qëllim të merret me 58-vjeçarin italian, por i ka kërkuar llogari se çfarë i duhej me të fejuarën e tij e cila është 40 vite më e vogël.

“Qëllimi im ka qenë të marr të fejuarën dhe ta largoja prej tij”- ka deklaruar 20-vjeçari në polici.

Dani me origjinë nga Bulqiza rezulton po ashtu rezident në Itali.

Sakaq e mitura në dëshminë e saj pranë hetuesisë, ka treguar se me 58-vjeçarin italian ka qenë në bisedime për t’u punësuar në kompaninë e tij në vendin fqinj dhe se arsyeja e vetme e takimit ka qenë për punë.

Në vazhdim të shqyrtimit të çështjes Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, shpalli të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit të kryer për akuzën e “vjedhjes me dhunë” kryer në bashkëpunim, me pretendimin se nuk plotësoheshin kushtet dhe kriteret ligjore, sakaq bazuar mbi akuza, gjykata caktoi masën arrest në shtëpi për të riun.

Lini një Përgjigje