
Policia ka reaguar mbi plagosjen e ndodhur sot te Komuna e Parisit. Uniformat blu konfirmojnë se autor është një efektiv policie, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë është publikuar dhe fotoja e tij. Ai është Erion Goxhara dhe dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes tyre. I plagosur mbeti Lorenc Kosta.
“Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje