TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Dhjetor 2025, 11:02

Plagosja në Kukës, kapen dy vëllezërit e shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja në Kukës, kapen dy vëllezërit e shpallur në
Plagosja në Kukës

Dy vëllezërit të cilët u shpallën në kërkim të dielën pasi akuzohen për një plagosje në Kukës janë dorëzuar mëngjesin e të hënës.

“Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar.”, tha policia.  

Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin Ndriçim Iseberi, 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllain e tij, shtetasin Fatri Iseberi, 39 vjeç, banues në Kodër Lumë.

Këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Sadik Kapica, 65 vjeç, për motive të dobëta, dje, në vendin e quajtur “Dëshmorët”. Gjatë konfliktit, shtetasi Ndriçim Iseberi e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin Sadik Kapica, si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin Amarlido Cena, 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. 

plagosja në kukës

Lini një Përgjigje