TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Dhjetor 2025, 08:54

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Tiranë 37 vjeçari me dy emra; pritet ekstradimi në Spanjë 

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet
Arrrestimi i e Gjergji Ceka alias Gjergj Kola

Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte në kërkim nga autoritet spanjolle, për kultivim droge.

Në pranga ka rënë shtetasi me dy identitete Gjergji Ceka alias Gjergj Kola.

Gjergj Kola ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Autoritetet po kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

"Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gjergji Ceka alias Gjergj Kola, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi", njofton policia. 

arrestim kerkim nderkombetar kultivim droge

Lini një Përgjigje