Detaje të reja zbardhen nga vendosja e tritolit në një automjet në Selitë të Vogël mëngjesin e sotëm.
Mësohet se 39-vjeçari Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, i cili deri pak kohë me parë ka qenë zëvendësprokuror i përgjithshëm për pjesën e përgjimeve. Një prej pistave që po hetohet është puna e xhaxhait të tij në sistemin e drejtësisë.
Dorina Jano, bashkëshortja e Dritan Janos, rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Hetuesit po verifikojnë dhe punën e bashkëshortes se 39-vjecarit si një pistë tjetër e mundshme.
Ndërkohë, sipas policisë, bëhet me dije se autorët kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me dy automjete. Njëri prej tyre është afruar te porta e shtëpisë dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës. Më pas janë larguar nëpër rrugicat e zonës së Selitës së Vogël.
39-vjeçari është shprehur se nuk ka konflikte me njeri, por ka pasur problematika të vogla për shkak të punës.
Lini një Përgjigje