
31-vjeçari Megiljan Deda është arrestuar nga policia, pasi akuzohet si bashkautor i kultivimit të mijëra bimëve narkotike, në disa fshatra të qarkut Lezhë, këtë vit.
Në muajin prill të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Megiljan Deda akuzohet se ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasit e identifikuar gjatë operacionit policor të koduar “Vakumi”, mijëra bimë narkotike në fshatrat Gocaj dhe Rraboshtë, Lezhë, të cilat janë përpunuar më pas me qëllim shitjen.
"Arrestohet në Mal të Zi dhe ekstradohet në Shqipëri, një 31-vjeçar i akuzuar si bashkautor i kultivimit të mijëra bimëve narkotike, në disa fshatra të qarkut Lezhë, këtë vit.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Podgoricës, u kap në Mal të Zi dhe u ekstradua në Shqipëri shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, M. D., 31 vjeç, i lindur në Lezhë.
Në muajin prill të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi M. D. akuzohet se ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasit e identifikuar gjatë operacionit policor të koduar “Vakumi”, mijëra bimë narkotike në fshatrat Gocaj dhe Rraboshtë, Lezhë, të cilat janë përpunuar më pas me qëllim shitjen.
Shitja e lëndës narkotike u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë së Lezhës, në kuadër të operacionit “Vakumi”, të cilat sekuestruan në fshatin Balldre, në muajin prill të këtij viti, 3 thasë me rreth 34 kg cannabis", njofton policia.
Lini një Përgjigje