TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Prill 2025, 14:25

Pjesë e një grupi kriminal në Fushë-Krujë, arrestohet një nga anëtarët e shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e një grupi kriminal në Fushë-Krujë, arrestohet

Arrestohet një nga anëtarët e një grupi kriminal që kryenin vjedhje në Fushë Krujë.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Leonard Koleci, 33 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia dy ditë më parë. 

Ndërsa, janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar për të njëjtën vepër penale.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në dy biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025.

Gjatë fazës së parë të operacionit u vunë në pranga 4 pjesëtarë të grupit dhe u zbardhën dy vjedhje që ata kishin kryer. Ndërkohë po punohet për kapjen e dy të tjerëve që janë ende në kërkim. 

“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një pjesëtar i grupit, i shpallur në kërkim 2 ditë më parë. Gjatë fazës së parë të operacionit u vunë në pranga 4 pjesëtarë të grupit dhe u zbardhën 2 vjedhje që ata kishin kryer.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ndaluan shtetasin L. K., 33 vjeç, banues në Kamzë.

Ai ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje