TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Prill 2025, 13:32

U la në burg pasi plagosi me thikë bashkëshorten në Sarandë, 55-vjeçari: Gjithçka ndodhi pas një debati

Shkruar nga Pamfleti

U la në burg pasi plagosi me thikë bashkëshorten në

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 55-vjeçarin Adriatik Bodini, i cili më 31 mars plagosi me thikë bashkëshorten e tij, Mirjana Bodini.

Prokuroria kërkoi për të masën e arrestit në burg me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Gjatë seancës, Bodini deklaroi se gjithçka kishte ndodhur pas një debati, pa dhënë detaje mbi shkaqet e tij. Ai shprehu pendesë për veprimin e kryer dhe nuk kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë.

51-vjeçarja Mirjana Bodini u transportua në spitalin e Vlorës për trajtim të specializuar. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Lini një Përgjigje