TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Prill 2025, 09:49

Importoi 8 ton mish pule me salmonele, pronari i AMG Food 'falet' nga Gjykata; do hetohet në gjendje të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Importoi 8 ton mish pule me salmonele, pronari i AMG Food 'falet' nga

Policia e Tiranës ka ndaluar Arben Goxhen pronarin e kompanisë AMG Food, i cili më 11 mars importoi nga Brazili gati 8 tonë mish pule të kontaminuar me salmonelë, që përfundoi në treg duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe që ende nuk është tërhequr e gjithë sasia.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin Arben Goxha, 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve“.
 Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi", njofton policia. 

Produkti i ardhur nga Brazili është futur në vendin tonë përmes Portit të Durrësit, ndërsa më 21 mars, përgjigjet e analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare kanë treguar se mishi është i kontaminuar me salmonelë.

Në pritje të përgjigjes së analizës, AKU tha se kompanisë “AMG Food” i ishte kërkuar të ruante produktin në ambientet frigoriferike dhe të mos e tregtonte. Por, në shkelje të ligjit, kompania e ka shitur atë në biznese të nivelit të dytë.

AKU ka bllokuar deri tani nga ngarkesa vetëm 4 ton mish me salmonelë.

Lini një Përgjigje