
Një 25-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi posedonte 107 doza kokainë, të cilat ishin bërë gati për shitje.
Gjithashtu iu gjetën dhe 5 targa automjetesh, 1 prej të cilave rezultonte e vjedhur në qytetin e Fierit.
"Posedonte me qëllim shitjen, 107 doza kokaine dhe 5 targa automjetesh (njëra e një automjeti të vjedhur në Fier), arrestohet 25-vjeçari.
Komisariati i Policisë Vorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Settings”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi B. H., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. H. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë", njofton policia.
Lini një Përgjigje