TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Prill 2025, 13:41

Shënjestroi Parlamentin dhe SHISH-in; kush është 15-vjeçari nga Vlora që theu sigurinë e faqeve shtetërore

Shkruar nga Pamfleti
Shënjestroi Parlamentin dhe SHISH-in; kush është
Foto ilustrim i një 15-vjeçari amerikan që arrestua për hakerim të dhënash

Një 15-vjeçar, me spektrin e autizmit u arrestua sot nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka organizuar një sulm haker ndaj disa institucioneve shtetërore në vend.

Blutë e Vlorës informojnë se i mituri, gjatë muajit mars 2025 ka arritur që të ndërhyjë në mënyrë të paautorizuar në të dhënat kompjuterike të disa institucioneve shtetërore (email-e dhe faqe zyrtare), duke shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të tyre për periudha të caktuara kohore.

15-vjeçari është me aftësi të veçanta dhe i apasionuar pas teknologjisë, ndërsa nuk ka lidhje me veprimtari kriminale sipas asaj që kanë zbuluar hetimet.

Në “shënjestrën” e tij ishin faqja e Parlamentit, ajo e Shërbimit Informativ Shtetëror si edhe institucione të tjera.

Ai tentonte të merrte aksesin në e-mailet e këtyre faqeve dhe më pas t’i bllokonte.

Si rezultat i veprimtarisë së tij, 15-vjeçari arriti të merrte aksesin e dy faqeve, por duke arritur që vetëm t’i bllokonte ato.

 

15-vjeçari nga vlora që theu sigurinë e faqeve shtetërore

Lini një Përgjigje