TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2025, 13:47

Përleshje mes dy familjeve në Durrës, plagosen tre persona; shpallet në kërkim autori

Shkruar nga Pamfleti

Përleshje mes dy familjeve në Durrës, plagosen tre persona;

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen 15 të qytetit bregdetar. Burime nga policia bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë dy familje të cilat banojnë pranë njëra-tjetrës.

Mësohet se në urgjencën e spitalit të Durrësit kanë mbërritur tre të plagosur me thikë. Policia është vënë në ndjekje të autorit, dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. 

konflikt me thika ne durres

Lini një Përgjigje