TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2025, 12:43

Makinë me qira për të shpërndarë kokainë, kapet i droguar në timon 22-vjeçari shqiptar në Itali; shpallet në kërkim tjetri

Shkruar nga Pamfleti

Makinë me qira për të shpërndarë kokainë, kapet i

Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, ndërsa shoku i tij u shpall në kërkim pasi arriti t’i shpëtonte arrestimit.

I riu, u ndalua nga karabinierët ndërsa drejtonte një fuoristradë me qira. Pas kontrollit të kryer nga policia, në automjetin dhe trupin e tij dhe u gjetën 23 pako me kokainë dhe tre me kanabis, së bashku me një mijë euro para të gatshme nga trafiku i drogës.

Mësohet se i riu kishte precedentë penalë të mëparshëm.

22-vjeçari iu nënshtrua gjithashtu një testi droge, i cili rezultoi pozitiv.

Më herët, karabinierët kishin ndaluar një automjet, që u gjet po i marrë me qira, në Via del Centenario. Shoferi ishte një tjetër shqiptar 19-vjeçar pa precedentë penalë, i cili gjithashtu nuk kishte leje qëndrimi.

Një kontroll trupor i gjeti atij dhe 37 pako kokainë. Ai u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre dhe ndodhet nën arrest. 

arrestim i shqiptarit ne itali trafik droge

Lini një Përgjigje