TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2025, 12:00

Aksident në aksin Burrel-Klos, automjeti përplaset me motorin; në gjendje të rëndë një person 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Burrel-Klos, automjeti përplaset me motorin; në
Foto Ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në rrugën nacionale Burrel–Klos, ku një automjet është përplasur me një motor. Për pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Fillimisht, i dëmtuari ka marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit, më pas është transportuar në spitalin e Burrelit, ku pas trajtimit mjekësor është dërguar me ambulancë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Banorët e zonës theksojnë se kjo rrugë është shpesh problematike, pasi aksidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në këtë segment. 

aksiden ne aksin burrel-klos

Lini një Përgjigje