
Janë publikuar pamjet e aksidentit n 137 Peshkopi, ku një shofer i dehur përplasi me makinën e tij një punonjës të policisë.
Në pamjet e siguruara, shihet punonjësi i policisë, i cili po ecte në trotuar, me shpinë nga makina, ndërkohë që mjeti, i cili po vinte me shpejtësi, doli nga rruga dhe e përplasi efektivin.
Efektivi Veli Gjura u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë ndërkohë shoferi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30, në kryqëzimin e Velias, në Peshkopi. Një 27-vjeçar, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përplasur një dyqan.
Policia njofton se, nga verifikimet paraprake, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje