TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2025, 11:47

I dënuar për dhunë seksuale ndaj të miturës, merr fund arratia e 32-vjeçarit ne Shijak

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për dhunë seksuale ndaj të miturës, merr fund

Një 32 vjeçar i dënuar me 10 vite burg për përdhunim të miturish ka rënë në prangat e policisë së Shijakut.

Blutë më tej bëjnë me dije se Fatjon Hoxha u kap në fshatin Sallmone.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shijak, në vijim të kontrolleve të kryera  bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Fatjon Hoxha, 32 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 21.11.2024, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje