TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2025, 08:43

Në kërkim nga Spanja për drogë, kapet 28-vjeçari; pritet ekstradimi 

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim nga Spanja për drogë, kapet 28-vjeçari;

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja.

I riu Elton Kola ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Barcelonës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

Aktualisht, po ndiqen procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

"Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 45”.

Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi", njofton policia. 

Lini një Përgjigje